Eutelsat Communications përbën kompaninë kryesore të Eutelsat S.A., operatorin e parë satelitor europian, dhe njërin ndër tre operatorët më të mëdhenj në botë për plotësimin e kërkesave të shërbimeve satelitore. Në sajë të aftësisë për të krijuar lehtësira, që publiku të marrë lajme nga bota mbarë, grupi ynë është në gjendje të përballojë sfidat e ekonomisë dixhitale.
Nganjëherë pa kuptuar fare, miliona shtëpi përfitojnë nga këto shërbime, që krijojnë mundësinë e marrjes së lajmeve dhe programeve televizive mbi një bazë vërtet të përgjithësuar. Në sajë të gamës së gjerë të shërbimeve për ndërlidhjen, sigurinë e rrjetit dhe të dhënave të programeve, Eutelsat-i është bërë një burim thelbësor, me nivel të lartë dhe shpejtësi të madhe për kompanitë dhe operatorët e telekomunikimit në më se 150 vende. Përveç kësaj, ai po përmirëson mobilitetin e internetit për shtëpitë, të cilat ndodhen jashtë rrezes së veprimit të rrjetit tokësor.
Cilësia e shërbimeve garantohet pasi zbatohet një strategji tepër aktive në menaxhimin e rrjetit të satelitëve (gjithsej 30, ndër të cilët 28 janë privatizuar), si dhe duke vënë në shfrytëzim njërin ndër programet më ambiciozë të investimeve në këtë sektor. Eutelsat-i vë në përdorim 20 pozicione në orbitën e satelitëve gjeostacionarë, që mbulojnë Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe një pjesë të mirë të Amerikës.
Grupi e ka selinë qendrore në Paris dhe ka punësuar një fuqi punëtore prej 750 vetësh, që përfaqësojnë 30 kombësi të ndryshme.
:: Të punosh për Eutelsat-in
MATERIALE PER DOWNLOAD
Broshura e firmës (PDF, 1 MB)
Të dhëna kryesore (PDF, 3 MB)
Zyrat tona rajonale dhe filialet