Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

EMISIONE!

Me një sasi prej 26 satelitësh gjeostacionarë, që mbulojnë dy të tretat e popullsisë së botës, Eutelsat-i është operatori satelitor mbizotërues në Evropë, i cili, për nga madhësia, zë vendin e tretë.

Satelitët tanë plotësojnë nevojat për komunikim që kanë objektet në tokë, në det dhe në fluturim. Ata përdoren për programe video me kabllo dhe antena shtëpish, nga satelitë për lajmet dhe shkëmbime programesh. Ata plotësojnë kërkesat për një gamë të gjerë shërbimesh të telekomunikimeve fikse dhe të lëvizshme, për tregje TV, rrjete korporative, tregje të gjerë të Furnizuesve të Shërbimit Internet, si dhe për transportin, tregjet detare dhe ajrore.

Eutelsat-i u garanton përdoruesve cilësinë më të lartë të shërbimeve duke siguruar fluturimet dhe ekspertizën e tregut. Për të arritur qëllimet tona, ne kemi ndërtuar ambientin e duhur përreth satelitëve, infrastrukturën dhe rrjetin e shpërndarësve, që përballojnë menjëherë nevojat e përdoruesve, profilet e të cilëve kontrollohen nga platformat e kanalet televizive me pagesë për biznese të vogla dhe agjensi shtetërore.

home

EUTELSAT COMMUNICATIONS

:: Një kapacitet prej 26 satelitësh që përfshijnë zonën nga 15 gradë perëndimore deri në 75 gradë lindore

:: I pranishëm në tregun e Evropës, Afrikës, Azisë dhe dy Amerikat

:: Transmeton në 3400 kanale televizive dhe 1100 stacione radio

:: Dëgjohet në më shumë se 190 milionë shtëpi

:: Teleporte në Francë dhe në Itali, për ndërlidhje të gjithanshme në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikat