Në qendër të videos dhe në kohën e shpejtësive të madha
Shërbimet e transmetimeve
Eutelsat-i është operatori satelitor pararojë (DTH) në Evropë për emisione të drejtpërdrejta; ai është një aktor kyç në radiotrasmetimet profesionale, që përfshijnë mes të tjerave lajmet e marra me satelit deri te transporti i dorës së parë, si dhe televizionin tokësor analog dhe dixhital (DTT). Më shumë se 204 milionë shtëpi në Evropë, në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme janë të pajisura me kabllo ose marrës satelitorë të kanaleve transmetues nga Eutelsat satellites.
Shërbimet e Broadband
Me 1.7 milionë terminuse VSAT, tregu satelitor është vënë në shërbim të ndërmarrjeve, autoriteteve qeveritare dhe konsumatorëve në ato vende, ku ngelet zgjidhja më e mirë dhe nganjëherë e vetmja për t’u lidhur me një rrjet shumë të shpejtë. Shërbimet e Eutelsat’s IP kanë konsumatorët e tyre dhe përbëjnë një zgjidhje profesionale për tregjet e Evropës Lindore e Perëndimore, të Lindjes së Mesme, të Afrikës, Azisë dhe Amerikës. Numri i madh i zgjidhjeve siguron disponibilitetin e këtyre shërbimeve me çmime konkuruese.
Telekomet
Me 850 ndërrmarrje të rrjeteve dhe shërbimet korporative, të angazhuara në botë, Eutelsat-i është operatori satelitor numër 1 në Evropë për të dhënat e transmetimit dhe sistemet e informacionit të ndërlidhur. Telekos-i dhe shërbimi furnizues në mbarë botën punon në lidhje të ngushtë me ne dhe në aktivizimin e rrjeteve për konsumatorët, duke vënë në lëvizje gjithë kapacitetin satelitor të Eutelsat-it. Detyrimet e tyre kryesore konsistojnë në vënien në lëvizje të rrjeteve korporative, në ndërlidhjen e vendeve të largëta, në kontrollimin e infrastrukturave të vajit e gazit, si dhe në shkëmbimet e të dhënave të duhura për financiarët, mediat dhe sektorët e shitjes me pakicë.